Vuçiqi s’mund ta fsheh mllefin pas letrës së Bidenit: Duan poshtërim të plotë të Serbisë

Vuçiqi s’mund ta fsheh mllefin pas letrës së Bidenit: Duan poshtërim të plotë të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është “i vogël për të qenë në gjendje të kundërshtojë të gjithë”, por tha se s’lejon “poshtërimin dhe shkatërrimin e popullit tim”. Këto komente Vuçiq i bëri pas letrës që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia dërgoi, duke i kërkuar përmes saj që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Vuçiq tha se ideja e njohjes së ndërsjellë është “krejtësisht amerikane”, dhe tha se SHBA-ja do që ta poshtërojë Serbinë.

“Tani është e qartë se është një ide krejtësisht amerikane, se ata nuk dëshironin bisedime për dy Gjermanitë dhe zgjidhje të tjera, por është e qartë se ata duan poshtërim të plotë të Serbisë, dhe unë ua thashë gjithçka që mund të them në fytyrë në Shtëpinë e Bardhë për atë lloj poshtërimi. Ai nuk pret që të thuhet kjo, por unë do ta përsëris atë në çdo vend”, tha Vuçiq.

COMMENTS