Si do të votojnë rreth 7000 raste aktive me Covid-19?

Si do të votojnë rreth 7000 raste aktive me Covid-19?

104 ekipe mobile do të angazhohen në të gjithë Kosovën në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Edhe 290 raste pozitive me covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit.

Ky numër e qon në 6.791 në total të të infektuarve në vend.

E duke parë që kanë mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet, shumë prej tyre do t’iu ofrohet e drejta e votimit nga KQZ.

Por se si do të organizohet ky proces tregojnë nga KQZ.

E komuna me më së shumti ekipe mobile që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve është komuna e Prishtinës me 15 sosh, e më pas ajo e Mitrovicës me 8.

Ndërkohë, tani më ka filluar periudha e identifikimit të këtyre qytetarëve që janë të infektuar me virusin korona.

E në mbledhjen e mbajtur të këtij institucioni, është ngritur kjo çështje edhe nga një anëtar i komisionit.

Nga sekretariati i KQZ-së kanë treguar se di veprohet në këto raste.

KQZ në zgjedhjet komunale në Podujevë ka kontaktuar rreth 500 votues të infektuar me covid-19, ku gjysma e tyre kanë shfrytëzuar shërbimin me ekipet mobile.

COMMENTS