Depresioni mes babit dhe vajzës është i lidhur ngushtë

Depresioni mes babit dhe vajzës është i lidhur ngushtë

Një vajzë adoleshente është në rrezik të problemeve shëndetësore mendore, nëse babai i saj ka përjetuar depresion pas lindjes, thotë një hulumtim i fundit.

Një studim i kryer me më shumë se 3 mijë familje në Britani të Madhe, ka gjetur se edhe baballarët përjetojnë depresion pas lindjes së fëmijës, shkruan Guardian.

Studiuesit kanë gjetur një lidhje të ngushtë të depresionit mes burrave dhe vajzave të tyre.

Ky rrezik i vogël, por shumë i rëndësishëm aplikohet vetëm tek vajzat.

Studimi i botuar në Jama Psychiatry, thekson se është e paqartë se pse vajzat janë më të prekura nga djemtë, por sipas tyre kjo mund të lidhet në aspektet specifike të marrëdhënieve mes babait dhe vajzës.

Studiuesit theksojnë se gjetjet mund të ndihmojnë në shërbimet psikologjike të pas lindjes, e cila tradicionalisht përqendrohet vetëm tek depresioni që përjeton nëna pas lindjes.

COMMENTS