Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon dialog për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Biden i shkruan letër Vuçiqit, i kërkon dialog për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar zyrtarisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që shteti që ai udhëheq ta arrijë një marrëveshje me Kosovën, që do të përfshinte njohjen e saj si shtet i pavarur, raporton Gazeta Express.

Biden, në një letër të publikuar nga mediat serbe, ku i ka shkruar Vuçiqit me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, ka theksuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet ndër tjerash në letrën që Biden ia ka dërguar presidentit serb.

Për herë të parë, një mesazh i llojit të tillë është dërguar nga SHBA-ja në mënyrë kaq eksplicite në një letër që parashikohet të jetë më protokollare, ku nënvizohet se zgjidhja e problemit me Kosovën, për Serbinë është veçse ta njohë atë si shtet të pavarur.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiq pritet që sot të flasë për këtë.

COMMENTS