Zyrtare: Sampaoli nuk është më trajner i Argjentinës

Zyrtare: Sampaoli nuk është më trajner i Argjentinës

Federata e Futbollit e Argjentinës dhe trajneri Jorge Sampaoli kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund ciklit të kilianit në krye të ekipit kombëtar argjentinas.

“Sot, Federata e Futbollit e Argjentinës dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Jorge Sampaoli, kanë rënë në ujdi për ta ndërprerë kontratën”, njofton Federata argjentinase në një postim në Twitter, transmeton Gazeta Express.

Jorge Sampaoli e mori drejtimin e Argjentinës në vitin 2017. Nën udhëheqjen e tij Argjentina i ka zhvilluar 15 ndeshje, nga të cilat  i ka fituar shtatë, katër herë ka barazuar dhe katër herë të tjera ka humbur.

Më zhgënjyes ishte eliminimi nga Kupa e Botës në 1/8 e finales në duel me Francën, si dhe skemat e tij të dështuara në pothuajse çdo ndeshje.

 

COMMENTS