Zyrtare: Liverpooli e shpërblen Milnerin me kontratë të re

Zyrtare: Liverpooli e shpërblen Milnerin me kontratë të re

Pas Jurgen Klopp, edhe James Milner ka rinovuar kontratën me Liverpoolin

James Milner do ta veshë fanellën e Liverpoolit deri më 2022.

Pas rinovimit të kontratës së Jurgen Klopp deri më 2024, Liverpooli njoftoi se kapiteni i dytë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“i ngazëllyer që do të qëndrojë në këtë klub të shkëlqyer edhe për dy vite. Do të ishte fantastike nëse mund të festojmë me tri pikë nesër”, shkroi Milner në ‘Twitter’.

33-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015.

Ai ka bërë 198 paraqitje, ka shënuar 25 gola. /Gazeta Express

 

 

COMMENTS