Zyrtare: Drita e transferon Zgjim Mustafën

Zyrtare: Drita e transferon Zgjim Mustafën

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka transferuar edhe zyrtarisht mesfushorin Zgjim Mustafën.

Klubi nga Gjilani ka njoftuar përmes një statusi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook se Mustafa i është bashkuar klubit dhe menjëherë ka nisur përgatitjet për të qenë i gatshëm për ndeshjen e Dritës kundër Malmos, transmeton Gazeta Express.

Ish-mesfushori i Gjilanit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me rivalin, Dritën.

Drita do të jetë nikoqire e Malmos në Mitrovicë të martën në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

“Mesfushori Zgjim Mustafa sot ka nënshkruar kontrate dyvjeçare me skuadrën tonë ku edhe njeherit u prezantua ne stërvitjen e parë për përgatitjen e ndeshjes të ligës së kampionëve kundër Malmos.

Mirë se vjen Zgjim”, shkroi Drita në një status në Facebook. /GE

 

COMMENTS