Zidane pret më shumë nga Real Madridi, përkundër fitores kundër Espanyolit

Zidane pret më shumë nga Real Madridi, përkundër fitores kundër Espanyolit

Zinedine Zidane e ka pranuar se Real Madridi nuk ishte në formën më të mirë të mundshme në fitoren me rezultat 2:0 në ndeshjen kundër Espanyolit, duke thënë se skuadra e tij mund të bëjë punë shumë më të mirë. Megjithatë, ai i pa disa gjëra pozitive në Santiago Bernabeu.

Golat e shënuara nga bashkëkombësit francezë të Zinedine Zidanet, Raphael Varane dhe Karim Benzema, ia dhanë Real Madridit fitoren kundër Espanyolit sot dhe pozitën e parë në tabelën e La Ligës, të paktën për disa orë, transmeton Gazeta Express.

Në skuadrën e Real Madridit ishin mbresëlënës dy të rinjtë, sulmuesi Vinicius Junior dhe mesfushori Federico Valverde, prej të cilëve stafi dhe tifozët e Real Madridit presin shumë në të ardhmen.

Megjithatë, vëmendjen në këtë ndeshje e mori paraqitja në përgjithësi e skuadrës së Real Madridit, që nuk ishte shumë mbresëlënëse dhe që e la Zinedine Zidanen paksa me shije të hidhur, përkundër fitores.

“Sot, ne duhet të jemi të lumtur sepse po e vazhdojmë një ecuri të mirë. Natyrisht, ne mund të bëjmë punë shumë më t ëmirë, por e luajtëm një ndeshje shumë serioze, e respektuam kundërshtarin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Zidane.

“Espanyoli nuk e meriton të jetë në pozitën e 19-të, por ne e kontrolluan ndeshjen tonë, edhe pse na mungonin pak lidhjet e mira. Përkundër kësaj, jam i kënaqur që i shënuam dy gola dhe s’e pranuam asnjë gol”.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19