Zgjedhjet në PDK’në e Skenderajt, pamjet e momentit të tensioneve

Zgjedhjet në PDK’në e Skenderajt, pamjet e momentit të tensioneve

Me tensione është shënuar sot procesi i brendshëm zgjedhor në nëndegën e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë të Epërme të Skenderajt.

Kuvendi atje më pas është ndërprerë, për të vazhduar në një ditë tjetër.

Express ka raportuar më herët se tensione atje janë shkaktuar nga përkrahësit e Bekim Jasharit, kryetar i Komunës së Skenderajt.

E, kryetari i të rinjve në degën e PDK’së në Skenderaj, Alban Berisha, ka folur për Gazetën Express rreth përleshjes fizike që u raportua të ketë ndodhur sot.

Berisha ka mohuar se ka pasur përleshje fizike, duke thënë se janë shkëmbyer vetëm ofendime.

Pamjet lëvizëse, nga vendi i ngjarjes, shfaqin momentin e tensioneve gjatë zhvillimit të procesit të brendshëm zgjedhor atje.

 

COMMENTS