Zgjedhja e Kurtit kryeministër, reagon Presidenti Thaçi

Zgjedhja e Kurtit kryeministër, reagon Presidenti Thaçi

Presidenti Thaçi nuk ka thënë asnjë fjalë për Albin Kurtit, ndërsa qeverisë së tij i ka kërkuar që të kompensojë ditët e humbura.

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë thirrje Qeverisë së re që sa më shpejt të nisë punën dhe të përmbushë premtimet.

“E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Express.

I pari i vendit e ka këshilluar Qeverisë e re se si t’i kalojë sfidat që, sipas tij, i ka vendit.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, thuhet më tej në shkrimin e Presidentit.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19