Zgjedhet ‘James Bond’ i ri dhe është një aktore femër me ngjyrë

Zgjedhet ‘James Bond’ i ri dhe është një aktore femër me ngjyrë

Është zgjidhur tashmë dilema për atë se kush do ta marrë përsipër rolin e James Bond 007.

Daniel Craig do të zëvendësohet nga Lashana Lynch, megjithëse meshkujt e bardhë nuk po munden aq lehtë të heqin dorë nga statusi i heroit me të cilin përfaqësoheshin.

Që nga viti 2012, fansat dhe i gjithë interneti po pret që aktori i tanishëm që po e luan agjentin James Bond 007 të jetë një mashkull me ngjyrë, derisa Idris Elba ishte favoriti i të gjithëve.

Megjithatë, franshiza duket se më në fund është vendosur të vazhdohet, me një njeri me ngjyrë, por edhe grua.

Rrjetet sociale kanë filluar me reagimet e tyre, disa duke festuar me të madhe, ndërsa të tjerë duke protestuar, përcjell  Express.

Filmi i radhës i Bond do të ketë në rolin e agjentit 007 sërish aktorin Daniel Craig, e më pas do ta marrë në duar Lyshana Lynch.

 

COMMENTS