Zbulohet paga që Ibrahimovici po ia kërkon Milanit

Zbulohet paga që Ibrahimovici po ia kërkon Milanit

Milani raportohet se po tenton të nënshkruajnë kontratë 18-muajshe me Zlatan Ibrahimovicin në vlerë prej gjashtë milionë eurosh, mirëpo sulmuesi suedez dëshiron më shumë para.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë duke punuar vazhdimisht për ta arritur një marrëveshje me 38-vjeçarin, i cili më herët këtë javë zbuloi se i ka blerë gjysmën e aksioneve të klubit suedez Hammarby.

Milani është i gatshëm t’ia ofrojë Ibrahimovicit gjashtë milionë euor deri në verën e vitit 2020, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme për Ibrahimovicin, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron të paguhen nëntë milionë euro.

Dy palët pritet të takohen gjatë ditëve në vijim për t’i vazhduar negociatat në tentim për ta gjetur një marrëveshje për transferim, pasi që Zlatan Ibrahimovic është pa klub pasi iu përfundua kontrata me klubin amerikan LA Galaxy këtë muaj.

Milani aktualisht radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Serisë A dhe s’ka arritur ta fitojë titullin e kampionatit vendore që nga koha kur Ibrahimovici ishte pjesë e klubit kuqezi.

Në sezonin 2011/12, Zlatani i shënoi 35 gola për kuqezinjtë, të cilët përfunduan në pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, pas Juventusit të pamposhtur. Që nga atëherë, Milani është kualifikuar për Ligën e Kampionëve vetëm një herë. /Gazeta Express

 

COMMENTS