Zbulohet fluturakja e jashtëtokësorëve që ka incizuar se çfarë po bëhet në Tokë

Zbulohet fluturakja e jashtëtokësorëve që ka incizuar se çfarë po bëhet në Tokë

Një objekt misterioz në formë të cigares është vërejtur duke kaluar me shpejtësi të madhe përgjatë sistemit tonë diellor vitin e kaluar dhe ky objekt mund të jetë një fluturake e jashtëtokësorëve, e cila është dërguar nga ta për ta hetuar Tokën. Kështu kanë deklaruar astronomët e Universitetit të Harvardit.

Objekti u emërtua “Oumuamua”, që në gjuhën e Hawaiit do të thotë “një i dërguar që vjen nga e kaluara e largët”. Ky objekt u zbulua në tetor të vitit të kaluar përmes teleskopit “Pan-STARRS 1” i vendosur në Hawaii. Që prej zbulimit të tij, shkencëtarët janë munduar që t’i shpjegojnë karakteristikat e tij të çuditshme dhe prejardhjen e saktë, pasi që në fillim shkencëtarët e quajtën atë kometë dhe pastaj asteroid, para se përfundimisht ta vlerësonin si objekt i llojit të veçantë, një kategori e re e objekteve “ndër-yjore”.

Një publikim i ri nga shkencëtarët e Qendrës së Harvardit për Astrofizikë lë të hapur mundësinë që objekti me formë të zgjatur, i cili është 10 herë më i gjatë sesa i gjerë dhe i cili lëvizte më shpejtësi prej 190 mijë miljesh në orë, mund të ketë origjinë artificiale, që nënkupton se ndoshta nuk është krijuar natyrshëm.

“Oumuamua mund të jetë një fluturake plotësisht funksionale që është dërguar qëllimisht drejt hapësirës së planetit tonë nga një civilizim jashtëtokësorësh”, thuhet në publikimin e kësaj qendre, i cili është dorëzuar në platformën “Publikimet e Astrofizikës”.

 

Teoria mbështetet në përshpejtimin e jashtëzakonshëm të objektit dhe ndryshimin e papritur të shpejtësisë gjatë lëvizjes përderisa doli nga sistemi ynë diellor në janar. “Duke pasur parasysh një origjinë të mundshme artificiale, ka mundësi që “Oumuamua” të jetë një burim drite që lëviz në hapësirën yjore si një pjesë e ndarë e një pajisjeje të avancuar teknologjike”, shkruhet në letrën e publikuar.

Ky punim është shkruar nga Abraham Loeb, profesor i astronomisë, dhe Shmuel Bialy, një ligjërues akademik. Loeb ka publikuar katër libra dhe më tepër se 700 punime shkencore për çështjen e vrimave të zeza, të ardhmen e Gjithësisë, kërkimet për jetë jashtëtokësore dhe yjet e vjetra, shkruan “CNN”

 

 

COMMENTS