Zbulohet Audi super sportiv R8 [Video]

Zbulohet Audi super sportiv R8 [Video]

Audi R8 është përditësuar me një pamje të re të inspiruar në veturat garuese në një edicion shumë të rrallë super special.

I njohur tani si Audi Sport Performance Parts R8, ky model i ri është i bazuar në versionin sportiv R8 V10 Plus por me një aerodinamikë të përzier, peshë më të lehtë e përditësime kozmetike, transmeton koha.net.

Kjo veturë e re e edicionit special përdor të njëjtën motor V10 sikurse R8 V10, atë 5.2 litërsh që prodhon 602 kuaj fuqi.

Audi Sport Performance Parts R8 shpejtësinë maksimale e arrin deri në 330 kilometra në orë.

Veturat e këtij modeli do të jenë shumë të limituara, në vetëm 44 ekzemplarë e që do të ketë një çmim fillestar prej 200 mijë euro.

 

 

 

COMMENTS