Zbulohen dy “motra” të Tokës

Zbulohen dy “motra” të Tokës

Toka ka dy ”motra” të reja. Ato janë dy planete potencialisht të banueshme jo shumë larg Sistemit Diellor, pak më shumë se 12 vjet dritë larg, në konstelacionin e Dashit, në orbitën e yllit Teegarden, sipas zbulimit të botuar në revistën ”Astronomy & Atrophysics” dhe koordinuar nga Universiteti gjerman i Gëtingenit.

Mes autorëve të studimit është edhe ”gjuetari” italian i planetëve, Luigi Mancini, i Universitetit ”Tor Vergata” të Romës dhe pjesë e Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF).

“Qëllimi i projektit është të gjejë planete të tipit tokësor të banueshëm rreth yjeve të vegjël pranë Diellit”, shpjegoi Mancini.

Dy ”motrat” e Tokës, u pagëzuan me emrat Teegarden ”b” dhe ”c”.

Ato rrotullohen rreth yllit mëmë në 4,9 dhe 11,4 ditë.

I zbuluar në vitin 2003, ylli Teegarden është një yll i kuq, lloji më i zakonshëm i yllit në Rrugën e Qumështit.

Është 10 herë më e vogël se Dielli dhe 1 500 herë më pak i shndritshëm se ai.

“Dy planetët janë gjetur, pas tre vitesh vëzhgime, me të ashtuquajturën teknikë Doppler’’, përfundoi Mancini.

 

COMMENTS