Zbulimi i ri mjekësor mund të sjellë shpresë për diabetikët

Zbulimi i ri mjekësor mund të sjellë shpresë për diabetikët

Qelizat burimore janë shndërruar në qeliza që prodhojnë insulinë në një rrugëdalje mjekësore për trajtimin e diabetit të tipit 1.
Hulumtuesit kanë provuar për vite me radhë se si ta bëjnë transformimin me shpresën për të ndihmuar miliona njerëz që luftojnë me gjendjen shëndetësore.

Tani, ata krijuan qeliza funksionale beta të shëndetshme – të cilat shkatërrojnë diabetin e tipit 1.

Pas transplantimit të tyre në minj, qelizat filluan të prodhonin insulinën dhe t’u përgjigjen sheqerit në gjak brenda disa ditësh.

Diabeti i tipit 1 është një gjendje kronike në të cilën pankreasi prodhon pak ose aspak insulinë për shkak të sistemit imunitar që sulmon qelizat.

Në një numër të vogël të rasteve, diabetikët mund të kenë një transplantim të pankreasit, por ka disponibilitet të kufizuar. /Lajmi.net

 

COMMENTS