Zbardhet dëshmia e 19 vjeçarit që i bëri atentat shefit të policisë Hasanaj: Isha nën efektin e alkoolit

Zbardhet dëshmia e 19 vjeçarit që i bëri atentat shefit të policisë Hasanaj: Isha nën efektin e alkoolit

Ilirjan Hasanaj, i cili një ditë më parë u vetëdorëzua në polici ka pranuar se është ai autori që qëlloi me armë drejt shefit të policisë bashkiake në Malësi të Madhe.

Përpara policisë ai ka dhënë se e ka qëlluar Mentor Hasanaj në mënyrë të pavetëdijshme dhe ishte nën efektin e alkoolit. Ndëryshe nga babai i tij, i cili tha se nuk ka asnje konflikt, i riu ka thene se e ka plagosur për një problem të vjetër pronësie.

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjesht e kam parë duke kaluar në rruge dhe i jam venë mbrapa. Armën e kam patur me vetë sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë. I jam venë mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë kete histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qenë edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qene drejtor me erdhi në mendje se mund te na pengonte tek pronësia, por çdo gjë ka qene ne atë moment”, ka rrëfyer 19-vjeçarim percjell panorama.

Ai përjashton përfshirjen e kushëririt në këtë histori. Ndërsa thotë se është penduar për ngjarjen.

“Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bere unë, por thjesht e kam thirrur duke i thëne qe te me merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni te plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bere dhe për ketë fakt edhe jam vetdorëzuar ne polici. Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frike, por tani e kam kuptuar dhe jam shume i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfarë kam bere”, ka thënë ai.

 

COMMENTS