Ylli i Shqipërisë, Kumbulla e refuzon Napolin për Interin

Ylli i Shqipërisë, Kumbulla e refuzon Napolin për Interin

Ylli i Shqipërisë dhe Hellas Veronës, Marash Kumbulla, e ka refuzuar ofertën e Napolit, sepse dëshiron t’i bashkohet Interit, sipas gazetës së madhe italiane, La Gazzetta dello Sport.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka lënë mbresa deri tani këtë sezon në fanellën e Veronës, prandaj klubet e mëdha italiane kanë shprehur interesim serioz për të, raporton Gazeta Express.

Marash Kumbulla gjatë një konference për media me Kombëtaren e Shqipërisë

Napoli ka qenë në bisedime me Veronën tash e disa javë dhe si rezultat ka arritur marrëveshje për Kumbullën.

Klubi napolitan është pajtuar t’i paguajë 20 milionë euro plus bonuse shtesë për 19-vjeçarin.

Megjithatë, sipas gazetës së përditshme italiane, mbrojtësi shqiptar e ka refuzuar ofertën e Napolit.

Mësohet se Kumbulla dëshiron t’i bashkohet Interit. /Gazeta Express/

Marash Kumbulla në një duel me Cristiano Ronaldon e Juventusit
 

COMMENTS