Xavi: Futbolli i sotëm i mërzitshëm për sy

Xavi: Futbolli i sotëm i mërzitshëm për sy

Ish-mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se shumica e top klubeve evropiane luajnë futboll të mërzitshëm për syrin e teleshikuesve.

Xavi foli në programin “Tot Costa” në Radio Catalunya për top ekipet dhe stilin e tyre të lojës, transmeton Express.

Ai ka thënë se shumica e ndeshjeve që i sheh në TV i duken të mërzitshme.

“Duhet ta pranoj se shumica e ndeshjeve që i shikoj në TV janë të mërzitshme. Shumë ekipe janë të ngadalta dhe luajë futboll monoton. Ekipet që luajnë me formacion 4-5-1 më mërzisin; nuk duan topin në këmbë”, tha Xavi.

Ai beson se kjo i bën mirë pasi kështu do të mësojë për gjërat që do t’i bëjë kur të bëhet trajner.

“Unë kam ide të qarta sesi dua që ekipi im të luajë: ta dominojë ndeshjen, ta mbajë topin dhe të krijojë dhe të jetë aktiv. Kështu ka qenë për mua në Barcelonë”, shtoi ai. /Gazeta Express

 

 

COMMENTS