Warren: Whyte do të kishte mundësi ta mposhte Joshuan

Warren: Whyte do të kishte mundësi ta mposhte Joshuan

Dueli i radhës për Anthony Joshua do të jetë më 1 qershor, kundër Andy Ruiz JR, në ‘Madison Square Garden’.

Joshua ishte paraparë të përballej me Jarrell Miller, por këtij të fundit i është konfiskuar licenca e boksit, pasi ishte kapur pozitiv në testet anti drogë.

AJ duhej të gjente një kundërshtar të ri, dhe në fund ai doli të ishte Andy Ruiz, zgjedhje kjo që nuk i ka pëlqyer promotorit të Tyson Fury, Frank Warren.

Ëarren është i mendimit se Joshua duhej të luftonte me Dillian Whyte, pasi ai do të mund ta mposhte.

“Mendoj se duhej të ishte Whyte. Ai bëri shumë përpjekje me Eddie Hearn, por nuk morri ndonjë thirrje. Nuk e shoh Whyte duke mposhtur Furyn apo Wilder, por ai do të mund ta mposhte Joshuan” ka thënë Warren për ‘Mirror’

“Whyte është gjithashtu një kundërshtar i mirë për Fury” ka thënë tutje ai, duke lënë të kuptohet se mund të shohim një duel të tillë.

Ndërkaq, në arenën e boksit sonte do të kemi mundësi ta ndjekim super duelin mes Deontay Wilder dhe Dominic Breazeale.

 

COMMENTS