Vritet e moshuara 83-vjeçare në Durrës, shoqërohen në polici nusja dhe nipi

Vritet e moshuara 83-vjeçare në Durrës, shoqërohen në polici nusja dhe nipi

83-vjeçarja që u gjet sot e pajetë në banesën e saj në Durrës, është vrarë.

Mësohet se në polici janë shoqëruar nusja e djalit të së moshuarës si dhe nipi, të cilët jetonin në të njëjtën banesë me viktimën.

83-vjeçarja Floresha Shkurti u gjet e pajetë në një apartament në lagjen numër 16 në qytetin bregdetar.

E moshuara kishte shenja dhune si dhe një plage në kokë.

83-vjeçarja jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi djali i kishte vdekur më herët.

Ndërsa një grup i posaçëm është ngritur për rastin, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 83-vjeçares.

 

 

COMMENTS