Vrasja që tronditi Fushë Kosovën, përmbledhje e plotë e rastit

Vrasja që tronditi Fushë Kosovën, përmbledhje e plotë e rastit

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, i dyshuari është arrestuar.

Brenda kësaj shtëpie në Fushë Kosovë, dyshohet se ndodhi një ngjarje e rëndë.

Të hënën pasdite aty djali sulmoi me sëpatë babain e tij, duke e lënë të vdekur.

E me të marrë vesh Lajmin, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe rrethoi shtëpine e viktimës dhe të të dyshuarit, duke e arrestuar këtë të fundit.
Aty u panë edhe të afërm të të ndjerit të cilët ishin të shokuar nga ky rast.

Nderkohë, zëdhënësi Daut Hoxha tregoi se cilat janë dyshimet e para të policisë për ngjarjen e ndodhur mes djalit 40 vjeccar dhe të atit 72 vjecar.

E në vendin e ngjarjes u gjet edhe mjeti i mprehtë me të cilin dyshohet se 40 vjecari kreu krimin e rëndë.
E pasi u moren provat e nevojshme për të kryer hetimet në lidhje me këtë rast, ekipi i forenzikës nxori trupin e pajetë të 72 vjecarit.

Sipas dëshmitarëve që kanë folur prapa kamerave për T7, nuk ishte hera e parë që brenda kësaj familje kishte mosmarrëveshje.

Trupi i pajetë tashmë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19