Vrasja e rëndë në Fushë Kosovë, dyshohet që djali ia ka prerë kokën babait me sëpatë

Vrasja e rëndë në Fushë Kosovë, dyshohet që djali ia ka prerë kokën babait me sëpatë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Lajm

Dyshimet e para janë se djali ia ka prerë kokën prindit me sëpatë, megjithatë, këto informacione deri më tani nuk i kanë konfirmuar në polici dhe prokurori të kontaktuar nga Express.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha për Express.

Vazhdon…

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka dalë në një komunikatë për medie ku ka sqaruar rrethanat e vrasjes së rëndë në Fushë Kosovë. Expressi raportoi më herët për rastin, derisa dyshimet e para janë që i biri ka vrarë babanë me sëpatë.

“Rreth orës 16:50 ka pranuar një informacion për një vrasje e cila ka ndodhur në një shtëpi private në Fushë Kosovë. Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që një trup i pajetë gjendet aty. Menjëherë në vend kanë dalë edhe njësitet e forenzikës dhe njësitet hetimore. Po ashtu ka dalë në vendin e ngjajres edhe prokurori kujdestar.”, ka thënë ai.

“Falë reagimit të shpejtë të Policisë , në vendin e ngjarjes është arrestuar një 40 vjecar. Njësitet po hetojnë për të zbardhur rastin. “

“Mosha e viktimës është diku rreth 72 vjecar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhej familajre. Nuk mund ti themi rrethant dhe nuk und të falsim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatu si “vrasje e rëndë”. Pas hetimeve intensive do ti zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast.”

“Dyshohet se në kryerjen e aktit, është ëprdorur një mejt i mprehtë. Pas hetimeve të plota mund ta dimë sigurt. Cdo informacion e japim pas raporteve të të gjitha konfirmimit të saktë të ngjarjes, për të qenë më korrekt.”, përfundoi ai.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19