Vrasja e 57-vjeçarit në Malishevë, arrestohet një grua

Vrasja e 57-vjeçarit në Malishevë, arrestohet një grua

Në fillim të muajit gusht në fshatin Lladrovc të Malishevës ishte gjetur pa shenja jete burri me inicialet S. B. 57-vjeçar. Policia kishte konstatuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri në veturën e tij. Për këtë rast, sot, është arrestuar një grua. N. Rr., 51-vjeçare, dyshohet se vrau me armë zjarri 57-vjeçarin, raporton Gazeta Express.

“Kjo vrasje ishte enigmatike dhe Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka marrë një seri veprimesh operativo-hetimore me qëllim të zbulimit të këtij rasti.

Me datën 18.09.2018 sektori rajonal për hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë rast, por hetimet kanë vazhduar dhe pikërisht sot me datën 04.10.2018 kanë ardhur deri te provat dhe argumentet tjera në bazë të të cilave është arrestuar e dyshuara N. Rr., 51 vjeçare, femër/kosovare/shqiptare.

Po ashtu, në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”.

 

 

COMMENTS