Votimi më interesant i këtyre zgjedhjeve, nusja me vello në qendër të votimit

Votimi më interesant i këtyre zgjedhjeve, nusja me vello në qendër të votimit

Këtë të diel të 6 tetorit, në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Mbi gjysmë milioni kosovarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. E për dikë, kjo ditë ka pasur një rëndësi më të veçantë.

Një vajzë nga Prishtina i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar këtë të diel. Data e saj e dasmës e cila ka qëlluar të jetë e njëjtë me atë të zgjedhjeve.

Ajo ka zgjedhur që me fustanin e nusërisë të shkojë për të votuar.

Këtë e dëshmon edhe një fotografi ku bëhet e ditur që kjo nuse votoi në fshatin Grashticë të Prishtinës.

 

COMMENTS