Vogëlushja kurde me mesazh për botën: Ju lutem ndaleni këtë luftë

Vogëlushja kurde me mesazh për botën: Ju lutem ndaleni këtë luftë

Lufta në Siri po merr tone gjithnjë e më dramatike. Kurdët njihen për luftëtaret e tyre femra, të cilat luftojnë në mënyrë të barabartë me meshkujt.

Para disa dite ato i bënë thirrje gjithë botës për ndihmë duke u shprehur: “Ne si gra jemi të vendosura të luftojnë derisa të arrijmë fitore e paqe, liri e drejtësi”, thonë ato.

Ndërsa, një vogëlushe kurde ka ardhur me një mesazh të qartë nga zona e konfliktit: “Ju lutem, ju lutem ndaleni këtë luftë”, thotë ajo gjatë një prononcimi për “Kurdistan24’”.

Video e saj po shpërndahet ne masë të madhe në rrjetet sociale.

 

COMMENTS