Vlora nis sezonin turistik, mbushet me pushues nga Kosova

Vlora nis sezonin turistik, mbushet me pushues nga Kosova

Sezoni turistik duket se ka nisur me herët në Vlorë. Dhjetëra qytetarë nga Kosova kanë hapur jo zyrtarisht stinën turistike.
Janë pothuaj 160 pushuesit nga Kosova të cilët moti i ngrohtë i fundjavës i solli në Vlorë.

E në një stinë ku nuk bëhet plazh, kjo është koha ideale për të vizituar pikat turistike të zonës; Kaninën, Zvërnecin dhe Karaburunin. Por për herë të parë këtë vit edhe ishullin e Sazanit.

Operatorët turistike i shohin udhëtimet e organizuara dhe të hershme, si një shenjë për një sezon të mbarë dhe me fluks të madh turistësh gjate muajve në vijim. /tch

 

COMMENTS