Vlora Çitaku: Nuk jam nënë, jetën ma ka ndryshuar nipi

Vlora Çitaku: Nuk jam nënë, jetën ma ka ndryshuar nipi

Vlora Çitaku një pjesë të kohës së lirë e kalon në rrjete sociale.

Si Ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pos angazhimeve diplomatike ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, sidomos atë Instagram, shkruan lajmi.net.

Së fundmi Vlora e ka publikuar një foto me nipin e saj Arbërin të cilin e do shumë, ndërsa pranë postimit i ka uruar ditëlindjen, ka shkruar rrëfimin e rrallë për dashurinë që ndjen ndaj tij dhe për faktin që vetë akoma nuk është nënë.

Vlora u ka kërkuar falje paraprakisht ndjekësve pasi thotë se e ka tepruar duke publikuar foto me të.

”E di…shpesh herë edhe kam qenë e bezdisshme. E beszdisshme për ju që ju kam miq virtual, po edhe për ata më të cilët shihem shpesh. Ua kam lodhë krytë për Arbërin. Besa, krytë ia kam lodhë edhe motrës, nanës së Arbërit “ thirrëm, FaceTime, Viber, foto, video “. Unë nuk jam nanë. Po mua Arbëri ma ka ndryshu jetën. Ma ka pasuru jetën. Mi ka ndryshy dhe përmirësu prioritetet. Për shkak të Arbërit, unë jam njeri më I mirë. Urime ditëlindja Arbër. Gëzimi im i parë. Tezja të kërkon falje që nuk është me ty. E festojmë bashkë Vitin e Ri. Të dua sa ma nuk ka”./Lajmi.net/

 

COMMENTS