Vlerësohen arritjet e Kosovës në Indeksin për Liritë Ekonomike

Vlerësohen arritjet e Kosovës në Indeksin për Liritë Ekonomike

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka pritur në një takim Zëvendës presidentin e Fondacionit Heritage me seli në Uashington D.C., James Carafano.

Në kuadër të këtij takimi kreu i diplomacisë kosovare, e njoftoi përfaqësuesin e këtij këtij institucioni me zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë dhe përparimet e shënuara deri më tash, ndërkohë që u diskutua në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në  të ​ ardhmen.

Nga ana e tij, Carafano, e ka njoftuar Pacollin në lidhje me Indeksin për Liritë Ekonomike dhe të arriturat e Kosovës në këtë drejtim.

“Është lajm i mirë, që Kosova vazhdon të renditet relativisht lart në ranglistën botërore të Indeksit për Liritë Ekonomike dhe në vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë. Kjo është dëshmi serioze për krijimin e sigurisë tek investitorët botërorë, që të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Ne, duhet të punojmë edhe më shumë, që të renditemi në top vendet e para”, ka thënë Pacolli, transmeton Klan Kosova.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19