Vetëvendosja nuk e përkrah buxhetin e vitit 2019

Vetëvendosja nuk e përkrah buxhetin e vitit 2019

lbin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit, ku është duke u diskutuar Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, ka thënë se ky buxhet nuk i kontribuon zhvillimit ekonomik.
“Në Kosovë janë ndërruar qeveritë por nuk ka ndryshuar orientimi qeveritar, buxheti është buxhet i shpenzimit qeveritar dhe jo i zhvillimit socio-ekonomik, është buxheti i shpenzimit ekonomik e që do ta gërryejë edhe fondin e privatizimit. Numrat e buxhetit janë problematikë sepse korniza makroekonomike dhe makrofiskale është e gabueshme”, tha Kurti.

Tutje Kurti kritikoi këtë kryeministrin Haradinaj për mosrritje të buxhetit për ushtrinë duke thënë që ai asnjëherë nuk ka marrë para vetes përgjegjësitë që i takojnë.

“Kjo qeveri e ka bëtë shtetin gjobitës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe shërbëtorë ndaj oligarkëve. Në qeverisje dashuria e përkushtimi maten në buxhet por kjo nuk ndodhë tek qeveria aktuale, kryeministri nuk merret me dialog, as me financa kurse tani thotë që merret më ushtrinë por për këtë nuk e ka rritur buxhetin”, tha Kurti duke theksuar se VV-ja nuk do ta mbështesë buxhetin për vitin 2019.

 

 

COMMENTS