Veterani i komedisë vdiq në skenë gjatë kohës sa po performonte

Veterani i komedisë vdiq në skenë gjatë kohës sa po performonte

Komediani Ian Cognito, ka vdekur të enjten në skenë gjatë kohës sa po performonte stand-up komedi.

Cognito, është një komedian i njohur britanik i cili ishte 61 vjeçar.

Emergjenca ishte thirrur në orën 22:00, por kur mjekët arritën, ai kishte ndërruar jetë, raporton CNN.

Sipas Jimmy Carr, komediani i njohur gjatë kohës së përformonte vdiq, ndërsa publiku mendoi se ishte pjesë e shfaqjes.

“Veterani i stand-up komedi, Ian Cognito ka vdekur në skenë gjatë përformancës së tij. Audienca mendoi se kjo ishte pjesë e aktit komik. Kjo tregon sa i përkushtuar ishte ndaj komedisë. Unë kurrë nuk do ta harroj mirësinë e tij, dhe sa qesharak që ishte”, shkroi Carr në Twitter.

“Cognito, vdiq nga sulmi në zemër. Kur ai e pësoi sulmin, u ul në karrige, i vendosi duart mbrapa në shpinë, dhe nuk lëvizte”, tha Ryan Mold, pronar i Atic Bar.

Gjithashtu ka reaguar përmes Twitter edhe komediani tjetër britanik Jack Whitehall.

“Ian Cognito ka ndërruar jetë. E kujtoj kohën kur e takova për herë të parë, dhe sa qesharak që ishte”, shkroi ndër tjera Whitehall.

 

COMMENTS