Veseli ndryshon qëndrimin për taksën

Veseli ndryshon qëndrimin për taksën

Kreu i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se taksa ndaj Serbisë tash duhet mbetet. Ai ka hequr dorë edhe nga ideja e tij për pezullim 120 ditor.

Ai ka thënë se ka dhënë një mendim që taksa të pezullohet për një periudhë, sepse duke pas përgjegjësinë shtetërore, nuk ka dëshiruar që para ndërkombëtareve Kosova të dalë që po bllokon dialogun përmes taksës.

Kadri Veseli ka thënë se në situatën aktuale politike nuk duhet hequr taksa.

“Derisa është mbajtur deri tani, ajo duhet të qëndroj tash. Në këtë situatë, po. Cili është argumenti nëse don ta heqësh”.

 

COMMENTS