Vendet e vetme në botë të cilat nuk e respektojnë barazinë gjinore në punë

Vendet e vetme në botë të cilat nuk e respektojnë barazinë gjinore në punë

Nëse je  grua dhe dëshiron të kesh të drejtat e njëjta me burrat në punë, atëherë ju duhet të jetoni dhe punoni në Belgjikë, Danimarkë, Francë, Letoni, Luksemburg ose Suedi.

Banka botërore e cila ka hulumtuar ndryshimet legale të dekadës së fundit, ka zbuluar se këto janë vendet e vetme në botë të cilat ruajnë barazinë gjinore në ligjet e punës.

Indeksi i marrë nga ata tregon tetë indikator që ndikojnë në vendimet ekonomike që gratë i marrin gjatë punës që e bëjnë tërë jetën, duke filluar nga liria e lëvizjes deri te marrja e pensionit, shkruan Insajderi.

Nga 187 shtetet të vlerësuara me një totale deri në 100 pikë,  vetëm gjashtë prej tyre  kishin shënuar maksimumin e pikëve.

Ky raport u publikua nga presidentja e përkohshme e bankës, Kristalina Georgieva, e cila më pas kaloi nën kontrollin e Jim Young Kim.

Edhe pse raporti tregoi një progres të madh  në shumë vende, ende ka shumë gjëra për t’u përmirësuar.

Rezultati i marr në këto gjashtë vende nuk do të thotë se atje ka një barazi prej 100% të saktë, pasi ende ka disa parregullsi.

Diskriminimi gjinor në aspektin e pagesës është një problem i madh në të gjithë botën.

Gratë në Suedi paguhen 5% më pak se burrat, kurse në Angli rreth 8%.

Ekonomia globale mund të pasurohet shumë më shumë nëse gratë paguhen njëjtë si burrat.

“Është e qartë se hapësira e grave për të punuar na sjell një shoqëri shumë më të pasur” – ka thënë Georgieva.

 

COMMENTS