Vedat Muriqi mund t’ia shoh hairin përballjes me Anglinë

Vedat Muriqi mund t’ia shoh hairin përballjes me Anglinë

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, sonte e ka edhe një arsye më shumë për ta dhënë krejt energjinë për ekipin tonë përfaqësues në ndeshjen kundër Anglisë, e cila zhvillohet prej orës 20:45.

Muriqi gjatë verës e bëri hapin e madh duke u tranfseruar te gjiganti turk, Fenerbahce. Ndërsa, po përjeton formë tepër të mirë, duke u rënë në sy të klubeve të mëdha evropiane, raporton Gazeta Express.

Muriqi – që para tri ditësh shënoi gol në fitoren e Kosovës prej 2:1 ndaj Çekisë – sonte do të jetë titullar kundër Anglisë. Dhe, zyrtarë të gjigantit anglez, Tottenham Hotspur, me gjasë do ta përcjellin nga tribuna VIP yllin kosovar, i cili raportohet se është bërë opsion i këtij klubi.

Muriqi po shkëlqen me fanellën e Fenerbahçes dhe të Kosovës. /GazetaExpress

 

COMMENTS