Vdes tragjikisht një polic

Vdes tragjikisht një polic

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në mënyrë tragjike, ka ndërruar jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili më 20 gusht të këtij viti ishte aksidentuar me traktor.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me inicialet A. A.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se Arifi ka ndërruar jetë sot në ora 18:00 në QKUK.

“Me datën 20.08.2019 rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Në këtë aksident viktima mashkull A.A 51-vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku sot rreth orës 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka treguar Ahmeti, e cila ka shtuar se, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Lajmi.net

 

COMMENTS