Vdes një punëtor në Skënderaj, e zë dheu i kanalit

Vdes një punëtor në Skënderaj, e zë dheu i kanalit

Hapja e një kanalit në një fshat të Skenderajt ka qenë fatale për një burrë.

Në fshatin Kopiliq i Epërm të Skenderajt në pasditen e djeshme dy burra, janë zënë nga shembja e dheut, derisa ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë.

Rastin e ka raportuar Policia e Kosovës në raportin ditor për 24 ortë e fundit.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”

Rasti është duke u hetuar për ‘asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’. /Lajmi.net

 

COMMENTS