Vdes një person në vendin e punës në Prizren, bie në kontakt me rrymën

Vdes një person në vendin e punës në Prizren, bie në kontakt me rrymën

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik në vendin e punës në Prizren.

Policia njofton se një person ka ndërruar jetë, pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës, derisa ishte duke punuar në Prizren, përcjell lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Policia e cilëson rastin si vdekje e dyshimtë.

“Fshati Struzhë, Prizren 29.10.2018-14:27. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik, aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton PK. /Lajmi.net/

 

COMMENTS