Vdes një pacient gjysmë ore pasi ishte shtrirë në Infektivë, rezultati i testit për koronavirus zbulohet më vonë

Vdes një pacient gjysmë ore pasi ishte shtrirë në Infektivë, rezultati i testit për koronavirus zbulohet më vonë

Një pacient i pranuar sot rreth orës 16:00 në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur vetëm gjysmë ore më vonë.

Infektologu Nderim Hasani ka bërë të ditur se pacienti 83 vjeç ishte nga Mitrovica.

Sipas Hasanit, të ndjerit i janë dërguar mostrat për testim për COVID-19 për të parë nëse ishte i prekur nga koronavirusi.

Në mesin e 5 rasteve, të cilat Klinika Infektive i ka pranuar në orët e pasdites, e që pritet të testohen, është edhe një shtatzënë nga Mitrovica, por e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Hasani.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19