Vdes një 53-vjeçar në Prishtinë, bie nga ndërtesa

Vdes një 53-vjeçar në Prishtinë, bie nga ndërtesa

Sot në lagjen Arbëria në Prishtinë një person i moshës 53-vjeçare ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë një person i gjinisë mashkullore, 53-vjecar, me inicialet S.K, ka rënë nga një ndërtesë. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 18:00 ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Express.

Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë.

 

COMMENTS