Vdes edhe një anëtar i LDK’së

Vdes edhe një anëtar i LDK’së

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Kërhanaj të Prizrenit pas vdekjes së aktivistit të LDK’së, Nikollë Mark Kërhanaj.

Njoftimi i LDK’së:

Me rastin e vdekjes së mësuesit Nikollë Mark Kërhanaj sot në Prizren, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Kërhanaj dhe qytetarëve të Prizrenit:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit dhe veprimtarit të shquar, mësuesit Nikollë Mark Kërhanaj.

Nikollë Mark Kërhanaj, ishte shkrimtar, historian, etnolog dhe mësues shumë i dashur. Me punën dhe angazhimin e tij gjatë dekadave të kaluara ka dhënë kontribut shumë të çmuar për historinë në Kosovë.

Nikollë Kërhanaj do të kujtohet si një ndër intelektualët dhe historianët më të dashur dhe frymëzues për breza të tërë.

Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen dhe gjithë komunitetin letrar në vendin tonë, ndërsa veprimtaria e tij letrare dhe shkencore do të jetojnë dhe shërbejnë si udhërrëfyes i gjeneratave të tëra.

Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Kërhanaj, miqëve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Prizren dhe të gjithë qytetarëve.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19