Vdekje e dyshimtë në Istog, 35-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpizë të drurit

Vdekje e dyshimtë në Istog, 35-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpizë të drurit

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në fshatin Kaliqan të Istogut.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se personi është gjetur pa shenja jete në një shtëpizë të drurit.

“Me datën 27 prill 2019, Policia është informuar se në fsh. Kliqan-Istog, në një shtëpizë të drurit është një person pa shenja jete”, thuhet në komunikatë,

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete.

“Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes)”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

 

COMMENTS