Vdekja e 25-vjeçares shtatzënë, shefja e repartit: Më detyruan të dëshmoj se ishte urgjencë

Vdekja e 25-vjeçares shtatzënë, shefja e repartit: Më detyruan të dëshmoj se ishte urgjencë

Denoncohen veprimet e mjekëve të Elbasanit, gabimi i të cilëve shkaktoi vdekjen e 25-vjeçares shtatzënë Rexhina Debrova.

Për herë të parë, me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se fajtor për këtë ngjarje është ekipi mjekësor që mori pjesë në operacion, i kryesuar nga kirurgu Ardjan Kadaifçiu.

Zvarritja e hetimeve dhe vonesa e përgjigjes nga Mjekësia Ligjore solli “arratisjen” e Kadaifçiut në SHBA. Ndërkohë, shefja e pavijonit të Gjinekologjisë thotë se e kanë detyruar që të dëshmoj se rasti ishte urgjencë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Alger Debrova, bashkëshorti i viktimës. Ai thotë se ngjarja po shtrembërohet, pasi bashkëshortja e tij u operua me planifikim dhe asgjë nuk ishte urgjente. “Për mua fajtor është mjeku gjinekolog që bëri operacionin, Adrian Kadaifçiu, i cili u thirr vetëm për një deklaratë dhe u la i lirë. Aktualisht, ai është në Amerikë, ndërsa gruaja ime është e vdekur. Unë dua që drejtësia të shkojë në vend” thotë Algeri. Më pas, ai tregon ditën e operacionit, ku thekson se fillimisht çdo gjë ishte normale. Madje, ka shkuar edhe anestezistja e cila filloi të bënte foto. “Ajo merrej me telefonin dhe Rexhina thoshte më mbahet fryma.

Për operacionin më morën para. Nuk e di sesa, pasi i kanë marrë vetë nga kuleta. Në ato momente isha shumë i lumtur që do bëheshim me fëmijë, sa nuk e mbaj mend sa kanë marrë” thotë ai. Por, lumturia zgjati shumë pak. “Në një moment u shemb gjithçka” tregon Algeri, ndërsa për ngjarjen u shoqëruan 4 persona, Ardian Kadaifçiu, Nikollaq Thano, Blerta Arapi dhe Mehmet Ibaj. Dy persona u lanë të lirë, pikërisht Blerta Arapi dhe Ardian Kadaifçiu. Ndërkohë, dy të tjerët u arrestuan, por më pas u lanë të lirë me vendime gjykate, ndërsa u hetuan me masën arrest shtëpie.

Pas denoncimit, qytetari takon dy mjekët, asistent gjinekologun dhe kardiologun. Asistenti thotë se ka qenë kalimthi në operacion, pasi ishte duke ikur. Por, më pas thotë se ka qenë. Në fund të operacionit, sipas tij, pacientja ishte nxirë. Ndërsa pyetjes se kush duhet ta shikojë pacienten në këtë gjendje, ai përgjigjet se është anestezisti. Qytetari e pyet se ku ishte pikërisht ky enestezist, ndërsa ai i përgjigjet se “mua më pyet?!”. Algeri e pyet edhe për detaje të tjera, pikërisht për ankesat e Rexhinës se i mbahej fryma. “Nuk e kam dëgjuar, unë isha asistenti. Hiqe mendjen, ka vdekur nga operacioni. Ne e bëmë operacionin se kishte çrregullim fëmija” thotë asistenti, ndërkohë që Algeri e pyet se përse e bëtë operacionin në ditë pushimi dhe ai i përgjigjet “unë nuk e di pse e bëmë, e di Ardiani”. Sipas asistentit, Ardiani ka ikur në Amerikë dhe pas ngjarjes ka punuar vetëm një muaj në spital.

Qytetari takon dhe mjekun kardiolog, i cili i thotë se nuk ka lidhjen me ngjarjen, pasi ka qenë në shtëpi. Sipas tij, defribilatori duhet të jetë në sallë, ndërsa thekson se kur ka shkuar në sallë e ka gjetur Ardianin të fliste dhe të ulëriste në telefon. “U thashë përse më thirret kur pacientja kishte vdekur. Unë vij për infarkt, nuk vij për gjë tjetër. Pyeta dhe më thanë se më kishte kërkuar Ardiani” thotë kardiologu.

Pas këtyre pretendimeve, qytetari takoi edhe shefen e pavijonit të Gjinekologjisë në Spitalin e Elbasanit, e cila ditën e ngjarjes ka dhënë një deklaratë ku ka firmosur se rasti i Rexhina Debrovës ka qenë urgjencë. Sipas informacioneve, shefja e gjinekologjisë është edhe kushurira e mjekut gjinekolog, ndërsa ajo thotë se e kanë detyruar të bëj atë deklaratë. Qytetari e pyet disa herë se kush e ka detyruar ta bëj atë deklaratë, ndërsa ajo nuk përgjigjet.

Në deklaratën e saj, shefja thotë se gruaja ka hyrë në sallë me urgjencë. “Kam vuajtur shumë që e kam dhënë atë deklaratë, pasi s’kam qenë as këtu fare. Kam mallkuar veten që e dhashë atë deklaratë” thotë ajo, ndërsa është kontradiktore në ato që i thotë Algerit, ku fillimisht thotë se e ka parë Rexhinën të vdekur, më pas thotë se nuk e ka parë. Vetë shefja thotë se e ka kushëri Ardian Kadaifçiun, ndërsa saktëson se Ardiani nuk ka punuar më pas ngjarjes, pasi ishte i tronditur.

Sipas dokumenteve, në raportin e parë mjekoligjor, nuk u nxor fajtor asnjë mjek. Në këtë raport thuhet se ishte një komplikacion embioli amiotike, por pas këtij raporti u la detyrë nga prokurori që të ribëhej ekspertimi tjetër deri në datën 9 nëntor 2019. Mësohet se ka dalë një tjetër akt ekspertimi, ku rezultoi se ka pasur neglizhencë mjekësore dhe se nuk janë bërë të gjitha ekzaminimet para operacionit. Sipas raportit, pikërisht këto neglizhenca, sollën vdekjen e 25-vjeçares në sallën e lindjes.

Bisedë me kardiologun i cili u thirr menjëherë pas komplikacioneve të pacientës në sallën e operacionit

Kardiologu – Unë të kam thirrur që ditën e tretë.

Qytetari -Faleminderit, mua më kanë ardhur fjalët.

Kardiologu – Kam kërkuar që ditën e tretë t’ju takoj vetëm tju sqaroj një gjë që më ke keqkuptuar ashtu siç jemi keqkuptuar…..

Kardiologu – Miranda Koci,kryeinfermiere, më ka marrë mua në telefon në orën 1. Ktu mungon deklarimi im, ndërkohë jam në shtëpi.Më thirri edhe unë erdha. Unë mund të mos vija që në atë moment.Ja po ta shpjegoj unë me dy fjalë.Dita e hënë është ditë pushimi.

Qytetari – Ditë pushimi s’mund të quhet por..

Kardiologu – Dita e hënë është ditë pushimi.Është ditë pushimi se ka qenë një ditë pas pashkëve.Dhe ma ka nxirë mua jetën dhe në mënyrë të padrejtë.Ju ju ka bërë një fatkeqësi të paimagjinuar mua ma ka nxirë jetën në mënyrë të padrejtë. Këtu përfundon historia ime.Historia ime fillon në 12 e 55. Në 1 pa 5 Miranda Koci.Jam Miranda Koci. Doktor Mecja, është një vajzë në sallën e operacionit që ka bërë arrest kardiak.Sa ka Miranda i thash?…Tha ka rreth 35-40 min. Është përmendur Miranda? Po nuk është përmendur i thash atëherë ka mbaruar,sepse një arrest kardiak 3-5 min jeton.Megjithatë i thash nëse është kjo ti mua më kë marr kot i thash ,merr ambulancën.

Qytetari – Po n.q.s do kishe qenë aty,në sallën e operacionit,mundeshe ta shpëtoje?

Kardiologu – Nuk e di,nga diagnoza mbrapa,nga diagnoza që ka sjellë ekspertiza mjeko-ligjore…
Për 4-5 min më ka marrë doktor ..reanimatori. Mece mos u nxito sepse…

Qytetari – Pse kanë deklaruar që pacientja ka ndërruar jetë ne orën 13 e 59 minuta..pse e kanë deklaru.

Kardiologu – Nuk e di pune e atyre,por të kam thënë që në momentin ë parë më kontrollo programin e telefonit,dhe më ka marrë në telefon në orën 1 pa 5.

Qytetari -Po ja kam kërkuar edhe unë tek prokurori.

Kardiologu – Të thashë në orën 1 pa 5 jam marrë unë.Dhe emri është Miranda Koci.Dhe më pas telefonata e dytë është pas 20 minutash …. më ka marrë reanimatori dhe më ka thënë mos ec të nxitohesh se ka kohë që ka ndërruar jetë. Këto kanë qenë dy telefonatat.Dhe po të njëjtat gjëra ky ka deklaruar edhe atje në Durrës.Dhe atje nuk kishte dalë ekspertiza mjeko-ligjore në atë kohë.
Dhe kush është shkaku i vdekjes më pyet mua gjyqtari aty?

Nuk e di i thashë.
Se kush është problemi kardiak që pati pacienti.Sepse njëherë thuhet arrest kardiak, njëherë …pulmonare.. Njëherë thua s’di ca ishte..pse më more..Ti më more.Jo nuk të mora.Po të pyes edhe njëherë ti me more,jo nuk të kam marrë unë.Kush më ka marrë. Të ka marrë Ardiani

Kardiologu: Duhet të jetë aty debrivilatori , duhet të jetë në sallë. Këtu s’kam qenë. Kur i kam gjet unë aty, i kam gjet në sallë ato lëshuar në tokë, e kupton? Reanimatori këtu, ai tjetri në telefon atje matanë.

Qytetari: Po Ardiani ku ka qenë?

Kardiologu: Ardiani fliste në telefon.

Qytetari: Me kë fliste?

Kardiologu: Nuk e di me kë fliste, nuk e di, ulërima dëgjoja në telefon. E kupton? Në telefon të bërtitme.

Bisedë me asistent gjinekologun se çfarë ka ndodhur gjatë operacionit ku humbi jetën 25 vjeçarja.

Qytetari: Bashkëshorti i Rexhina Debrova

Asistent gjinekologu: Si është problemi?

Qytetari: Është ajo vajza 25 vjeçare që vdiq në operacion në Prill

Asistent gjinekologu: Ahaa…

Qytetari: Si ka lind? Se ti ke qenë ndihmës në operacion.

Asistent gjinekologu: Nuk e di

Qytetari:A jeni Kasëm …?

Asistent gjinekologu: Unë jam

Qytetari: Ti ke marrë pjesë në operacion

Asistent gjinekologu: Po qeshë në operacion qesh

Qytetari: Po çfarë ndodhi?

Asistent gjinekologu: Mbaruam operacionin

Qytetari: Kush e mbaroi?

Asistent gjinekologu: Ë?

Qytetari: Kush e mbaroi operacionin?

Asistent gjinekologu: Ardjani pra. Unë isha asistenti.

Qytetari: Çfarë ndodhi? Pse vdiq Rexhina?

Asistent gjinekologu: Ndaluam operacionin dhe ajo ishte e nxirë…se ne ashtu nuk e shohim

Qytetari: Si nuk e shihni?

Asistent gjinekologu: Ne e operojmë. Mbarojmë punë. E sheh anestezisti.

Qytetari: Po anestezisti ku ishte?!

Asistent gjinekologu: Anestezisti… Mu po m’i kërkon këto t’i them?

Qytetari: Po tani nuk kam unë të drejtë të të pyes? Ti ke marrë pjesë në operacion.

Asistent gjinekologu: Edhe?!

Qytetari: Unë po të pyes çfarë ndodhi.

Asistent gjinekologu: Edhe unë po ju jap përgjigjen . Mbarum operacionin.-… Doktori as që e mendonte që kishte vdekur, domethënë ishte momentet e fundit

Qytetari: Si ishte momentet e fundit?Si ndodhi?

Asistent gjinekologu: Po ku e dimë ne ça ndodhi?!

Qytetari: Ça ndodhi?

Asistent gjinekologu: Po ti duhet të pyesësh doktorin e narkozës mor bab jo ne. Ne ishim në punë e sipër. Ajo vdiq pasi mbaroi gjysmë ore, sa qe operacioni.

Qytetari:Si gjysmë ore mo ?

Asistent gjinekologu: Gjatë operacionit.

Qytetari: Po kur fliste nusja nuk e dëgjonit ju kur fliste? Që thoshte: “Po më mbahet fryma”
Asistent gjinekologu: Jo jo unë s’e kam dëgju.

Qytetari: Se ke dëgju ti?!

Asistent gjinekologu: Unë isha asistenti aty.

Qytetari: Ore një sekondë, ti a ishe aty? Si nuk e dëgjon?

Asistent gjinekologu: Po nuk dëgjoheshin. Ne kishim hallin e operacionit, doktori kishte hallin e…

Qytetari: Gruaja më thoshte më mbahet fryma, shqetësime se unë e kam në telefon të regjistruar. Pse e bëtë atë…

Asistent gjinekologu: Për fëmijën

Qytetari: Si fëmija? Si ishte fëmija?

Asistent gjinekologu: Se fëmija ishte me çrregullim.

Qytetari: Si ishte fëmija?! Çfarë çrregullimi kishte në sallën e operacionit? Në ditë pushimi nuk bëhet operacionet e planifikuara. Ju si e bëtë?

Asistent gjinekologu: Nuk e di unë fare

Qytetari: Nuk e pyete Adrianin

Asistent gjinekologu: Nana ishte mirë. Vdekja e saj ishte krejtësisht e pamenduar .. e pa ndodhur me një fjalë.

Qytetari: Ardiani ku është tani?

Asistent gjinekologu: Ardiani… ka ik në Amerikë

Qytetari: Që pas vdekjes së Rexhinës ka ardhur më këtu? Ka vazhduar punë këtu?

Asistent gjinekologu: Që atë ditë ka ikur

Qytetari: Po tani s’do kthehet më?

Asistent gjinekologu: Nuk e di.

 

COMMENTS