Valon Berisha debuton për Reims në Ligue 1, në barazimin kundër Monacos

Valon Berisha debuton për Reims në Ligue 1, në barazimin kundër Monacos

Valon Berisha ka debutuar nga stoli për Stade de Reims në barazimin 2:2 kundër Monacos, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri 2020/21 në Ligue 1 të dielën.

Ylli tjetër i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, po ashtu luajti më shumë se gjysmë ore në Stade Louis II, i riaftësuar plotësisht nga lëndimi që ia humbi shumicën e sezonit të kaluar, raporton Gazeta Express.

Berisha, i cili iu bashkua Reimsit në gjatë kësaj vere për 4 milionë euro nga Lazio, debutoi në minutën e 55-të, kur e zëvendësoi Dereck Kutesan.

Kosovari 27-vjeçar ka mundur të bëhej heroi i Reims qysh në ndeshjen e tij debutuese, sikur të shënonte të shënonte vetëm pesë minuta pasi u fut në lojë. Por gjuajtja e tij nga brendësia e zonës së Monacos përfundoi shumë pranë shtyllës së majtë të portës.

Zeneli, i cili vuajti shumë sezonin e kaluar shkaku i lëndimit serioz dhe operimit në gju, luajti nga munita e 60-të kur e zëvendësoi El Bilal Touren.

25-vjeçari i dha energji sulmit të Reims, por nuk qe në gjendje ta ndryshojë rezultatin përfundimtar të takimit.

Reims e lëshoi mundësinë ta nisë sezonin e ri me fitore, pasi nuk qe i zoti ta ruajë epërsinë prej dy golave, duke e lënë Monacon të rikthehet nga të vdekurit për të barazuar 2:2.

Boulaye Dia dhe El Bilal Toure ia siguruan Reimsit një epërsi të hershme prej dy golave pas vetëm 20 minutave lojë.

Por dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Axel Disasi shënoi me kokë për ta kthyer Monacon në lojë.

Monaco e arriti golin e barazimit në minutën e 55-të, falë Benoit Badiashile.

 

COMMENTS