United refuzon ta shet Pogban

United refuzon ta shet Pogban

Raportet e reja thonë që mesfushori që fitoj Kupën e Botës mund të largohet nga Old Trafford këtë verë, por “Djajtë e kuq” nuk janë të gatshëm ta shesin

Manchester United nuk dëshirojnë të lejojnë largimin e Paul pogbas nga klubi, pavarësisht që agjenti i tij dëshiron që ta dërgojë atë në Barcelonë apo në Juventus.

Raportet ditëve të fundit kanë thënë që super agjenti Mino Raiola është duke u përpjekur që ta largoj Pogban nga Old Trafford pas dy viteve dhe ta rikthej atë në Juve apo ta dërgojë në Barcelonë.

Një takim në mes të Pogbas dhe ish shokut të tij në Kombëtaren e Francës Eric Abidal thuhet se është mbajtur në Los Angeles, dhe ai është ofruar Barcelonës, derisa disa raporte të tjera thonë se Juventusi dëshiron ta ofrojë mesfushorin Miralem Pjanic si pjesë e shkëmbimit më 25 vjeçarin.

Mirëpo, portali Goal ka kuptuar përmes burimëve të tyre se United nuk do të merr asnjë ofertë në konsideratë për ta larguar Pogban, sidomos në këtë afat kalimtar, me ditën e enjte kur edhje përfundon afati në Angli.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19