UNDP i dorëzon pajisje Policisë së Kosovës

UNDP i dorëzon pajisje Policisë së Kosovës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të dorëzojë sot 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës në ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, duke filluar nga ora 8:30.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore dhe do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Procesi i legalizimit, i iniciuar nga Ministra e Punëve të Brendshme dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, filloi më 17 dhjetor 2018 për një periudhë gjashtë mujore dhe u zgjat për tre muaj deri më 17 shtator 2019.

Vazhdimi i fushatës financohet nga UNDP përmes kontributit të Fondit të Mirëbesimit të OKB-së që Mbështet Bashkëpunimin rreth Rregulloreve për Armët (UNSCAR) dhe vazhdon të mbështesë përpjekjetet për të nxitur dhe forcuar sigurinë publike në Kosovë dhe rajon. Legalizimi është një nga metodat për zvogëlimin e armëve të paligjshme dhe u jep mundësi qytetarëve që të kenë ligjërisht armë sipas Ligjit të Kosovës nr. 05 / L-134 për Legjislacion dhe dorëzimin e armëve, municioneve dhe mjeteve eksplozive, i cili është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për armë të zjarrit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Izmi Zeka, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar i AVL-ve, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së. Në emër të Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Shërbime Mbështetëse do të nënshkruajë dokumentin e pranim- dorëzimit.

 

COMMENTS