Umtiti refuzoi ofertën e Arsenalit

Umtiti refuzoi ofertën e Arsenalit

Samuel Umtiti raportohet se ka refuzuar ofertën për kalim te Arsenali në Premier Ligë gjatë muajit janar

Francezi e ka bërë të qartë që ai dëshiron të rrijë në Barcelonë pasi që ai beson që është në klubin më të mirë në Europë.

Sipas Le Parisien, Arsenali zyrtarisht kishte shprehur interesim për mbrojtësin 26 vjeçar, po ai menjëherë e kishte refuzuar ofertën e tyre.

Umtiti, i cili ka luajtur 10 ndeshje deri me tani këtë sezon, beson që ai do të këtë më shumë minuta të luajtur nën urdhrat e trajnerit të ri Quique Setien.

Megjithatë, Gunners nuk do të dorëzohet pasi që ata do ta kërkojnë lojtarin përsëri në verë.

Për Umtiti interesim ka shfaqur edhe Interi.

 

COMMENTS