UEFA: Sot tërhiqet shorti për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale në L.K

UEFA: Sot tërhiqet shorti për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale në L.K

Sot me fillim nga ora 12:00, vëmendja e gjithë tifozëve të futbollit do të jetë në Nyon të Zvicrës.
Atje, UEFA do të organizojë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, këtë sezon vjen me një ndryshim të madh në tërheqjen e shortit.

Sot, përveç shortit për fazën çerekfinale, do të bëhet tërheqja e shortit edhe për fazën gjysmëfinale.

Skuadrat do të njoftohen për kundërshtarët potencial nëse e kalojnë këtë fazë.

Një sistem i tillë është përdorur edhe në të kaluarën nga UEFA, por që viteve të fundit ishte larguar, për t’u kthyer sërish.

Skuadrat që do të jenë pjesë e shortit janë: Juventus, Barcelona, Manchester United, Porto, Tottenham Hotspur, Ajax, Liverpool dhe Manchester City./Lajmi.net

 

COMMENTS