Ua qanë hallin banorëve të papunë të Obiliqit, punëson vëllanë 60-vjeçar në KEK

Ua qanë hallin banorëve të papunë të Obiliqit, punëson vëllanë 60-vjeçar në KEK

Vëllai i kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi është i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës.  60 vjeçari është inxhinier i elektros në KEK, derisa ka punuar në këtë korporatë me vite.

Kështu të paktën tha Gashi në emisionin Frontal, derisa e përjashtoi mundësinë e punësimit të vëllaut.

Ai tha se nuk ka dorë në punësimin e të vëllait, pasi siç tha Gashi, vëllai ka qenë në KEK kur ka ardhur Gashi në krye të Komunës.

“Unë nuk e kam punësu vëllaun në KEK, vëllau ka qenë i punësuar edhe më herët, është inxhiner i elektros, është rreth të 60-tave, ka qenë një prej menaxherëve në vazhdimësi në KEK, pastaj kur ka ndodh kjo shkëputja e elektro bartjes me KEDS-in ka mbet në pjesën e KEDS-it, e ka ndërprerë marrëdhënien e punës dhe  normal ka aplikuar është punësuar në zonën tjetër”, ka thënë Gashi.

Në anën tjetër, Gashi tha se punësimi i tij nuk paraqet problem aspak për të rinjtë, madje kjo sipas Gashit, vetëm i jep shpresë atyre.

“Jo i jep shpresë pse jo, na kem nevojë për kuadro në vazhdimësi edhe gjithë qytetarët e Obiliqit kanë nevojë për punë, edhe ai është pjesë e Kosovës.”, ka deklaruar Gashi.

 

COMMENTS