Turqia raporton rritje të numrit të turistëve të huaj

Turqia raporton rritje të numrit të turistëve të huaj

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, bëri të ditur se numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë është rritur me 24%.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ministri Ersoy ka shpërndarë informacionet për të dhënat për turizmin në vend për muajin prill.

Ministri Ersoy, theksoi se “numri i turistëve të huaj në Turqi është rritur me 24% në muajin prill (…) shumica e vizitorëve vinin nga Gjermania me një rritje prej 48%”.

“Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar në Turqi, numri i turistëve është rritur. Shumica e turistëve vijnë nga Gjermania, më pas vijojnë turistët nga Rusia me një rritje prej 34%, ndërsa në vendin e tretë gjenden turistët nga Britania e Madhe, me një rritje prej 31%”, theksoi ministri Ersoy.

 

COMMENTS