Trump, fytazi me gazetarin e CNN: Je një person i shëmtuar, i tmerrshëm dhe armik i popullit

Trump, fytazi me gazetarin e CNN: Je një person i shëmtuar, i tmerrshëm dhe armik i popullit

Presidenti amerikan Donald Trump foli me krenari “për një fitore shumë të madhe’ në zgjedhjet për Kongres, pasi republikanët forcuan pozitat e tyre në kontrollin e Senatit edhe pse demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve për herë të parë pas tetë vitesh.

‘Ata që kanë punuar me mua në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ata të cilët përqafuan disa politika dhe parime, dolën shumë mirë,’ shkruante zoti Trump në një postim në Twitter të mërkurën përpara konferencës të paralajmëruar për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me zgjedhjet.

‘Ata që nuk e bënë këtë, thanë lamtumirë! Dje u shënua një fitore shumë e madhe dhe nën presionin e një medie armiqësore e të ligë!’

Gjatë konferencës për shtyp, Trump pati një përplasje me reporterin e CNN, Jim Acosta. Ky i fundit e pyeti në lidhje me karvanin e emigrantëve që po i drejtohet Amerikës.

‘Përse nuk më lë mua të drejtoj vendin dhe ti drejto CNN-in dhe shih nëse do të shtohen shikuesit’.

Kur gazetari tentoi që t’i bënte pyetje tjetër, presidenti dhe stafi i hoqën mikrofonin.

Trump e quajti atë të shëmtuar, të tmerrshëm dhe armik të popullit.

‘Je shumë i pasjellshëm. CNN është ‘fake news’,” tha presidenti.

Rezultatet e bëjnë më të vështirë për Trumpin të marrë miratim për iniciativat e tij legjislative. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu kanë premtuar se do të nisin hetime të shumta lidhur me financat e Trumpit dhe politikat e administratës së tij, të cilat udhëheqësi amerikan tha se do të marrin të njëjtën përgjigje me hetime që do të zhvillohen nga Senati për Demokratët.

Trump e telefonoi udhëheqësen e Partisë Demokrate Nancy Pelosi për ta uruar për fitoren e arritur në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se ligjvënësit demokratë, disa prej të cilëve kanë thënë se partia ka nevojë për udhëheqje të re, duhet ta bëjnë atë përsëri kryetare të Dhomës.

 

 

COMMENTS